“Ka ardhur për mua”, Luizi i tregon Kristit dhe Maestros planin kundër Bledit

Jil
Jil
2 Min Read

Banori më i ri që iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e djeshme, Bledi Mane, është bërë tema e diskutimit për disa nga banorët e shtëpisë.

Armaldo, Kristi dhe Luizi nisën të diskutojnë planin e radhës.

Armaldo: Lider, si e ke planin sot?

Kristi: Ka ndryshuar shumë situata, duhet të bëjë një plan të ri. Atë jam duke menduar.

Më pas dyshes i është bashkuar edhe Luizi

Luizi: A do e legenosim këtë?

Kristi: Me atë do merresh ti.

Luizi: E di që ai ka ardhur për mua. Do të më zëvendësoj mua.

Më pas Armaldo është shprehur se ai ka të drejtën e vetë për atë ç’ka do të bëjë.

Ndërsa gjatë ditës, Maestro tha se është i mendimit se Bledi Mane është futur me një qëllim: Të sulmojë Luizin.

“Ka ardhur me qëllim të qartë: të të godasë ty. Ti do të rrish ta studiosh dhe ta shohësh me qetësi. Po i dhe rëndësi, ai do të dalë në Prime. Ai këtë do”, e këshilloi Armaldo – Luizin.

“Ai ka si synim që me qetësinë e tij dhe me bagazhin që ka, të arrijë qëllimin dhe të luftojë vetëm me ty. Vetëm për ty ka ardhur, për asnjë tjetër. Ai nuk ka as turp e as sedër, ka ardhur njësoj si ti dhe do të jetë shumë problematik”, shtoi tenori.

Të njëjtin mendim ndau edhe Nita, e cila i tha Luizit se Bledi do të kapet me të. “Paska hyrë me mision”, u shpreh Nita.

“Mbaje mend! Ai e di shumë mirë se ç’po bën. Ka hyrë me mision”, tha banorja.

Por, publiku çfarë thotë? Shumica e njerëzve mendojnë njëjtë si Armaldo dhe Nita.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *