Klea Huta flet si shoqja e Kiara Titos: Kam një ankesë për ty dhe një kritikë për ‘dhëndërin’!

Jil
Jil
2 Min Read

“Dasma” e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “BIg Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione, sipas mikes së moderatores, Klea Hutës, por ajo ka edhe disa “ankesa.”

Si një mikeshë e Kiarës, këngëtarja foli së fundmi për lojën që ajo po bën brenda shtëpisë, duke nisur që nga momenti kur ka hyrë.

“Kam një dy fjalë kur të dalim. Nuk më tha kur u fut. Bravo për guximin. Ka disa periudha në jetë që zgjedhje të tilla janë të domosdoshme”-tha Klea, e ftuar në “Ftesë në 5”.

Klea u shpreh e mërzitur se Kiara nuk e ftoi në “dasmë”, sigurisht me shaka pasi “dasma” e saj u zhvillua në “Big Brother Vip.”

“Më tha Elgiti s’të ftoi shoqja. Ishte shumë moment i bukur. Isha në punë në teatër vetëm kur vjen një kolege nga dera dhe më thonë u puthën”-tha artistja.

E pyetur se cili banor ka bërë më pak gabime gjatë qëndrimit në shtëpi, Klea u përgjigj pa hezitim se “Kiara nuk ka bërë asnjë gabim”, ndërkohë që ka disa kritika për “dhëndrin”.

“Kalon në ofendime dhe për këdo që përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”-u shpreh Klea.

E pyetur për Olta Gixharin, këngëtarja refuzon të japë komenton, duke nënkuptuar se nuk i pëlqen loja e saj.NOA.AL

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *