“Merr dyshekun e fli në pishinë”, Luizi nuk kursen ironitë ndaj banorit më të ri: Duhet të bëjë 3 kërkesa me shkrim, 2 emaile dhe 7 fakse për me fol

Jil
Jil
3 Min Read

Që nga hyrje e tij në shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e djeshme, banori i ri, gazetari Bledi Mane ka ngjallur polemika. Mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Bledit u krijua një debat pasi ky i fundit u ankua për gërhitjen e Luizit gjatë natës. Duke biseduar me Kristin dhe Oltën, Luizi shprehet i nervozuar nga sjellja e Bledit, duke shtuar se as nuk i intereson si banor e për pasojë as nuk do ta dëgjojë.

Sipas Luizit banorët po i japin rëndësi duke u shoqëruar me të në shtëpi.

Olta: Po mirë është gazetar…

Luizi: Po le të ikë, të na lërë rehat. Mbushu pra, ik me shokë.

Olta: Unë i dëgjoj njerëzit Luiz. Ti i paragjykon.

Luizi: Nuk dua t’i dëgjoj fare

Krisit: Nuk i heqim dot qafe për 2 javë, as këtë dhe as të tjerët.

Luizi: Ëëëë vazhdon mbledh grupin, çon Tean prej varrit ti. Pse e hëngri Amosi.

Olta: Po nuk e hëngri prej meje Amosi pra.

Luizi: Por prej kujt, çon Tean ti pra.

Olta: Tea është në gjumë komplet. E dinë, këto ditë ajo me Dean do bëjë kërdinë, ja prit. Unë jam tërhequr komplet nga ato të dyja. Prit.

Luizi: E më thotë mua më lë në baltë mos u dorëzo.

Olta: Nuk dorëzohem, por Dea dje më atakoi. I thashë e nise lojën ngaqë je në nominim dhe ika.

Luizi: Për mua nuk ekziston ai njeri (Bledi). I thashë o vëlla më lër rehat se nuk ta kam terezinë. Nëse nuk të pëlqen aty merr dyshekun e fle në pishinë i thashë.

Kristi: Ti për momentin mos i jep rëndësi.

Luizi: Ju i jepni rëndësi, vini dy orë vërdallë pishinës. Ju e dini, si të doni. Ai të rrijë në radhë për me prit me fol. Të rrijë atje dhe kur të ma japë truri t’i them hajde. Lloji i tij që ka ardhur me sëpatë në dorë duhet të bëjë 3 kërkesa me shkrim, 2 emaile dhe 7 fakse për me fol. Pastaj të presë.

/sot.com.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *