Diskutimi për nominimet vijoi deri në orët e para të mëngjesit edhe mes Oltës e Armaldos. Maestro u shpreh se gjashtë veta duhen për të shkuar deri pranë finales.
Ai shtoi se pesë i ka në mendje, ndërsa për të gjashtin, do gjejnë dikë që ha biskota.
Duke folur për nominimet e së shtunës, Armaldo i tha Oltës se ata nuk janë të rrezikur.
Armaldo e pyeti Oltës se çfarë do të bëjë ajo, nëse i jepet mundësia të hapë “Kutinë e Pandorës”.
Olta tha se Vëllai i Madh nuk do e vë përpara kësaj situate, sepse sipas saj, nuk ka interes që shtëpinë ta lënë banorët e vjetër.
Përpara se të flinte, Olta i tha Armaldos, se ai po përpiqet që ta aktivizojë Keisin në lojë. Ky i fundit u përgjigj me shenja.