Tre gjërat që Luizi ia ka thënë vetëm Kiarës dhe askujt tjetër

Jil
Jil
1 Min Read

    Çifti i parë që spikati sapo hyri në Big Brother VIP 2 ishte ai Kiara-Luiz.

    Teksa në fillim kishin ditë të bukura por edhe debate me njëri-tjetrin, së fundmi duken mjaft të qetë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Madje pas dasmës që bënë në kuadër të lojës, Luizi e quan edhe ‘muaji i mjalitit’, të cilin do ta vazhdojnë edhe pasi të dalin nga aty, duke shijuar një udhëtim në Maldive.

    Kohët e fundit kemi parë puthje e përqafime në çdo cep të shtëpisë, shprehje ndjenjash, xhelozi të vogla dhe biseda “të fshehta” gjatë natës.

    Këngëtari i njohur është aq i bindur për ndjenjat që ka ndaj moderatores, sa është shprehur se e sheh atë si nënën e fëmijëve të tij. Që e dashuron si i çmendur dhe “mbaron për të”, këtë e di gjithë Shqipëria.

    Megjithatë, këto tre deklarata të forta siç vetë Luizi ia pranon Kiarës, nuk ia ka thënë asnjë femre tjetër në jetën e tij:

    “Faleminderit që ekziston! Dua të bëhesh nëna e fëmijëve të mi! Mos më lër kurrë!”.

    Share This Article
    ByJil
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *