JiL.al - Jeto i Lumtur

Për çfarë po dyshon Kiara? Moderatorja i bën pyetjen e sikletshme, ja si i përgjigjet Luizi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luizi Ejlli dhe Kiara Tito si gjithmonë kanë bërë muhabet deri natën vonë. Kësaj radhe duket se moderatorja është mjaft serioz pasi i ka bërë këngëtarit disa pyetje që ai nuk i priste. Kiara e pyeti Luizin nëse ka gjëra që do t’i thotë jashtë, që nuk ia thotë dot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Kiara: A ke gjëra që do mi thuash jashtë, që nuk i thua dot këtu? Nuk është provokim

Luizi: Në lidhje me mua?

Kiara: Po, jo në lidhje me Maestron. Po me ty pra

Luizi: Ku di unë

Kiara: Ke?

Luizi: Ku di unë, varet. Pjesën më të rëndësishme ta kam thënë

Scroll to Top