JiL.al - Jeto i Lumtur

“Po më merr me këmbët e para”/ Luizi sherr me Bledi Manen: Je futur me qëllim këtu, ta them në sy .

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Loja në ”Big Brother Albania Vip 2”, sa vjen dhe bëhet më e fortë, në një kohë që haludimet nga fansat e banorëve nuk kanë të sosur.

Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Luizit dhe Bledi Manes. Luzi ka shprehur hapur çfarë mendon për të dhe se e ka një ide pse është futur.

Në debat më pas është përfshirë edhe Olta, e cila është shprehur e habitur sesi ende nuk ka ardhur një zarf i zi për Bledin, pasi sipas saj, ai ka folur me Dea Mishel për gjëra që janë të ndaluara nga produksioni.

Luizi: Unë kam pyetur për ty banorët dhe kam marrë informacion se ti ke një emision goxha të ndjekur, që je ngacmues, s’ke turp, pra ti nuk ke pasur ndonjë arsye pse të futeshe tani këtu.

Ti ke ardhur me një qëllim, prandaj unë ta them në sy, ty nuk të shoh dot si gjithë të tjerët këto dy javë që je në nominim. Nuk kam gjë personale, thjesht në kuadër të lojës po të them, mos ma merr për keq.

Bledi: Jo nuk ta marr për keq po ti po më merr me këmbët e para që ditën e katërt.

Luizi: Unë kështu i marr të gjithë vëlla. Ju dal hapur. Unë kam ardhur këtu të luaj dhe jo të bëhem shokë me të tjerët. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve. Me të tjerët luaj.

Dhe ty s’të shoh dot në të njëjtën lartësi me mua, mos ma merr për keq, por ti nuk je në nominim dy jave, unë jam, prandaj nuk jemi në njësoj.

Këto dy javë nga unë ke një mirëmëngjesi, një natën e mirë, do bëj ato që kam për detyrë të bëj dhe çdo gjë tjetër nga ana njerëzore se ke qenë pa qejf, kaq.

Scroll to Top