Mrekulli në Turqi, shpëtohet nga rrënojat i mituri pas 119 orësh, veshur kishte bluzën e skuadrës së zemrës që do luante të nesërmen

Jil
Jil
1 Min Read

Një mrekulli ka ndodhur në Kahramanmaras ku një 16-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 119 orësh.

Në momentin kur Kamilcan u nxor nga rrënojat kishte të veshur bluzën e klubit të preferuar të futbollit.

Ai e kishte të veshur bluzën e klubit “Fenerbahçe” pasi të nesërmen ekipi i zemrës së 16 vjeçarit kishte ndeshje.

Pamjet e shpëtimit të 16-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen edhe të ekipit “Fenerbahçe”.

Advertisents

“Sonte, në orën e 119-të, kemi lot në sy, ne pamë mrekulli edhe një herë! Kemi ende shumë ndeshje në vijim, po të presim Kamilcan”, ka shkruar klubi i futbollit në dedikim për adoleshentin, raportoi Cumhuriyet.shqip-lajm

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *