Qerimi ka sjellë Hajrien, bashkëshorten e tij prej 48 vjetësh në “Shihemi në Gjyq” me akuzën se e ka tradhtuar. 78-vjeçari thotë në “E diela shqiptare” në Tv Klan se kjo përballje nuk është e lehtë, por sipas tij, Hajria është treguar e padenjë. Me lot në sy, Hajria i thotë se gjithçka ka qenë për të mos sjellë një konflikt për Qerimin apo fëmijët.
Qerim: Me keqardhje të madhe e them që të dal para fëmijëve dhe para opinionit publik në këtë moshë që jam, është gjë e rëndë për mua, por jam i detyruar dhe këtu unë kam sjellë gruan. Këto kohët e fundit më ka tradhtuar! Në shumë raste është treguar…
Hajrie: Në kë rast të kam tradhtuar?
Qerim: Është treguar e pasjellshme, është treguar e padenjë karshi burrit. Pavarësisht se ne kemi një kohë të gjatë që jemi martuar, 48 vjet, ja erdhi radha që ne duhet të kritikojmë.
Eni Çobani: Po si erdhi radha zoti Qerim? 48 vjet martesë, na le pa fjalë të gjithëve. Ju 78 vjeç, zonja po në moshë, si është e mundur?
Qerim: Ja që qenka e mundur. Ne në mes na ka hyrë një person që e kemi gjiton. Gruan e sulmon, e diskrediton, e mashtron, e shantazhon nëpërmjet dhunës psikologjike, kurse mua nga ana fizike. Më shumë e kam sjellë këtë gruan se çfarë i thotë ai.
Hajrie: Unë i kam fshehur se nuk doja sherr, nuk doja të të futja në konflikt as ty e as fëmijët.
Qerim: Çfarë nuk i thotë, shumë herë i pret rrugën, shumë herë i del para. /tvklan.al
korrieri
Përshëndetje, ju mund të kontriboni në këto dy linqe;
Gofundme; https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-te-prekurit-ne-turqi
PayPal ; https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW