Sipas Kiara Titos, ky është ndryshimi mes Butrintit dhe Luizit në një lidhje

Jil
Jil
2 Min Read

Kiara Tito po shijon tashmë një romancë me Luiz Ejlli në shtëpinë e “Big Brother Vip.” Por, përgjatë qëndrimit të saj në reality-show, Kiara ka folur shpesh edhe për eksperiencat e mëparshme.

Së fundmi, në një bisedë me Diolën, ajo ka folur për ish-partnerin e saj, duke bërë një lloj krahasimi me marrëdhënien e saj me Luizin.

“Më mungonte ajo që unë doja gjithmonë, përkëdheljet, përkushtimi. Edhe kur nuk i bënte partneri i thoja “nuk ka gjë se kështu natyre është ky”, ndërkohë që çdo ditë e më shumë kuptoja që ato gjëra realisht më mungonin. Qoftë fjalët e bukura, përqafimet, përkushtimi. Nuk e kuptoja çfarë kisha. Thoja “çfarë kam një gjë që më mungon dhe nuk po e kuptoj? Duhet të qëndroj vetëm sepse jam mësuar me këtë lloj raporti apo jo, lëre këtë dhe kërko atë që të bën të lumtur?” Jo se nuk më ka dashur dhe respektuar, thjesht janë ca karaktere meshkujsh që nuk të shprehin dashur, të trajtojnë më shumë si shoqe sesa të dashur, Mirëpo duke të trajtuar si shoqe, të humbet pasioni dhe emocioni. Nuk është gjë e mirë kjo.

Me Luizin, kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep atë gjë, më jep përkujdesjen, emocionin, më bën dhe të ndihem femër dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë, më bën të ndjehem mirë dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë. Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkëdhel, më puth, më jep ndjesi shumë të mirë”, tha Kiara.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *