Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Herët a vonë do të bjerë një tërmet me magnitudë 7,5 në këtë rajon (Turqia qendrore-jugore, Jordania, Siria, Libani)”.
Nëse kjo fjali do të ishte marrë seriozisht dhe do të ishte dëgjuar nga njerëzit e duhur, atëherë me mijëra jetë njerëzish në Turqi do t’u kishin shpëtuar tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.
Ky është postimi i studiuesit holandez, Frank Hoogerbeets, më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, dhe që la më shumë se 42 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Pas ngjarjes së tmerrshme të Turqisë, ai është bërë një nga zërat kryesorë të ditëve të fundit.
Hoogerbeets u pyet së fundmi sesi arriti të bëjë një parashikim të tillë. “Unë nuk jam profet, siç kanë pretenduar disa media dhe kurrë nuk kam dhënë data të sakta për tërmetet e mëdha.
Unë jam një studiues i bashkëveprimit të Tokës dhe pozicionit të planetëve. Për këtë qëllim, unë kam krijuar një softuer të posaçëm”, është shprehur studiuesi.
Ai informoi në Twitter se duhet të jemi vigjilentë për aktivitete të mundshme sizmike “shtesë” në Turqinë qendrore dhe gjithashtu në rajonet përreth./a2 cnn