Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.
Ata kanë nisur ditën e sotme që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime.
Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi. noa,al