DASMA/ Altin Shira zbulon sa lekë do t’u marrë Luizit dhe Kiarës kur të dalin nga Big Brother

Jil
Jil
1 Min Read

Këngëtari i njohur, Altin Shira, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për ngjarjen më të përfolur në Shqipëri së fundmi, dasma e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos “Big Brother VIP2”.

Shira ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi herë pas here e kërkonte Luizi.

Ndërkohë në lidhje me këtë dasmë, këngëtari i njohur u shpreh se edhe pse ishte në kuadër të lojës, ceremonia dukej sikur ishte e vërtetë.

“U dogj edhe shamia. Mua m’u duk tamam si dasmë. Ishte një moment që Luizi donte të digjte shaminë, prit thashë se do lajë shaminë Kiara dhe më pas ai e dogji”, tregon Shira.

I pyetur se sa lekë do i merrte Ejllit nëse ai dhe Tito do të bëjnë një dasmë jashtë “Big Brother VIP2”, këngëtari i njohur u shpreh: “Asnjë lekë. Për të dy, vetëm të martohen e të bëjnë një dasmë. Altinin aty e kanë”, tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *