Mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” këngëtari i njohur, Altin Shira, i cili foli për komentet që ka marrë pasi u bë pjesë e dasmës së improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
Shira u shpreh se gjithmonë ka marrë komente pozitive në rrjetet sociale, por që sigurisht ka pasur një impakt edhe hyrja e tij në BB VIP për të kënduar për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
Sipas këngëtarit, dasma u duk si e vërtetë, ku Luizi dogji edhe shaminë e beqarisë. Shira gjithashtu tregoi se e ka njohur Ejllin në një klub nate në Tiranë, kur ai kishte ditëlindjen dhe kanë kënduar së bashku.
Nga ana tjetër, këngëtari i njohur ka miqësi edhe me një banore tjetër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Valbona Mema.
“Është një kolege shumë e mirë, njihemi prej vitesh, kemi kënduar bashkë në koncerte. Në koncertin tim recital, Valbona ka qenë e ftuar speciale. Është vetvetja, siç është jashtë është edhe brenda në Big Brother VIP”, tha Shira për këngëtaren e dashur për publikun.
Por i pyetur se kush është banori i tij i preferuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari i njohur tha:
“Pse më pyesni kur e dini, është Luizi. Më pëlqen se është vetvetja aq sa e kam njohur. I shkathët, inteligjent dhe më pëlqen se luan aty. E bën interesant BB VIP”, tha Shira. Ky i fundit shtoi gjithashtu se i pëlqen edhe Kiara Tito.
Këngëtari i njohur në fund të intervistës tha se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother VIP2” teksa ishte i ftuar tek emisioni “E Diell”, por ka refuzuar.
“Më erdhi ftesa zyrtare direkt, por nuk rri dot brenda. Nuk kisha dëshirë që të isha pjesë e BB VIP”, përfundoi Shira.