Ndarja e shtëpisë në dy grupe, nuk i ka pëlqyer disa prej banorëve. Deamishel pati një debat me Oltën, sepse sipas saj, çdo kush ka ardhur të bëjë lojën e tij dhe jo të pozicionet krah asaj, apo krah Luizit.
Nita nga ana tjetër, u shpreh se fakti që ajo dhe Luizi ndonjëherë qëndrojnë e qeshin bashkë, duket sikur i përkasin së njëjtës skuadër.
Deklarata e Nitës u komentua nga Kristi, i cili tha se ata të dy, thjesht kanë gjetur gjuhën e përbashkët të debatit dhe asgjë më shumë.
Olta u shpreh se ajo nuk ka thënë kurrë që ajo ka një grup brenda shtëpisë, por këtë gjë e ka thënë Luizi, pasi ashtu i intereson loja.
Kjo e fundit, për tu shmangur nga debati tha se ka nevojë ta pi në qetësi gotën e verës dhe se nuk ka qejf të bëjë debate.
/sot.com.al