Nata e kaluar nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Shkak u bë loja e Luizit për Armaldon dhe reagimi i fortë i këtij të fundit.
Gjatë pasdites, Armaldo i ka shkundur Luizit në dorë cigaren dhe ky i fundit tha se do të hakmerrej kur “Maestro” të jetë në gjumë, duke i hedhur diçka kur të flinte.
Kjo ka bërë që Armaldo të qendronte gjatë gjithë natës pa gjumë nga frika. Edhe banorët e tjerë kanë qëndruar pa gjumë, duke qetësuar Maestron.
Fillimisht Luizi mendoi t’i bënte një rreng me një zarf të zi, mirëpo kjo u pikas nga Maestro. Armaldo e konsideroi lojën e Luizit si një presion ndaj tij dhe iu shpreh banorëve të tjerë se dëshironte të largohej nga shtëpia.
Por, pas disa orësh negociata me banorët e tjerë, Armaldo u qetësua, pasi Luizi i premtoi se nuk do t’i bënte asgjë, pasi e pa situatën se sa shumë u rëndua psikologjikisht “Maestro”.