Tha se është kundra martesës me të njëjtën gjini, Bledi Mane ‘thumbon’ keq Luizin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luiz Ejlli dhe Bledi Mane janë përplasur disa herë me njëri- tjetrin gjatë mbrëmjes së djeshme kjo pasi në shtëpi banorët morën pjesë në disa diskutime me tema të caktuara ku jepnin opinionet e tyre.

Tema e cila ndezi goxha debat mes tyre ishite oër martesat me të njëjtën gjini.

Këngëtari u shpreh se ishte kundër kësaj gjëje dhe se gjërat duhen repsektuar deri në një pikë pasi ata nuk po dinë të ndalen:

“Në rrugë shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion. Dhe më thotë vajza: “O babi pse puthen ata, siç puth ti mamin”? Çfarë t’i them unë? “Nuk më duket normale”, -më thotë, – “se kështu ti puth mamin, jo ndonjë shok”. Kjo është jonormale, jo normale. anë të drejtat e tyre dhe duhet t’i respektojmë. Por, por këta nuk po dinë të ndalen. I njohëm si gay, i dhamë të drejtën për t’u martuar, për të adoptuar fëmijë… Po ndaluni more…”- u shpreh Luizi.

Më pas erdhi dhe argument i i Bledit i cili ngjalli shumë reagime në rrjet:

“Një debat u shkaktua në Amerikë, nga një serial i “National Geografic”, për filma dokumentarë në Savanat e Afrikës, ku tregonte se homoseksualiteti ekzistonte edhe mes kafshëve. Edhe mes atyre kafshëve që ne i kemi simbol fortësie, që nga luani, zebrat, tigrat… Dhe dua të them që ky planet ndaj është interesant. Sepse nuk ka vetëm një racë njerëzore, nuk ka vetëm një ngjyrë, nuk ka vetëm një stinë, nuk ka vetëm një lloj peme, nuk ka vetëm një lloj lule, nuk ka vetëm një lloj ujëvare… Pra, të jemi realistë, të flasim pa pasione. Ndaj bota është interesante, ndaj jeta është interesante…

Disa ndjekës e komentuan këtë deklaratë të gazetarit si një ‘kunjë’ për Luizin, kjo pasi gjatë argumëentit ai përmendi se si dhe luanët mund të jenë homoseksualë, një epitet ky i cili përdoret nga fansat për Luizin

Scroll to Top