Kiara habit me deklaratën ndaj Luizit: Mos më nxjerr keq, duhet të dukem e ndershme në sy të të gjithëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dyshja që prej javësh kanë krijuar një lidhje romantike e ndajnë pothuajse çdo moment bashkë, disa të tilla edhe gjatë orëve të vonshme të natës.

Një skenën e habitshme ka ndodhur edhe mbrëmë (e enjte) kur të dy ndodheshin të shtrirë bashkë në shtrat.

Teksa bisedonin në një moment Kiara ka nisur shakat me Luizin duke bërë edhe disa deklarata të çuditshme.

“Ç’ke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore. Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton. Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiara nuk do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqertë”, dëgjohet të thotë Kiara.

Ndërkohë, Luizi e pyet i zënë në habi se çfarë ka ndodhur me të që shprehet në këtë mënyrë.

Ndonëse dukej një reagim për shaka i Kiarës, me këtë moderatorja ndoshta ka tentuar të imitojë personat që nuk besojnë në raportin e saj ne Luizin.

Scroll to Top