“Ky Big Brother është shumë toksik, shumë i dhunshëm…”, ish banorja e “BBVA” reagon “ashpër” ndaj lojtarëve

Jil
Jil
1 Min Read

Në mbrëmjen gala të Top Albania Radio-s për 25-vjetorin e krijimit të saj ka qenë e ftuar edhe aktorja e njohur Arjola Demiri e cila na tregoi kujtimin më të bukur që lidhet me Top Albania Radio-n dhe na zbuloi të preferuarin e saj nga ky edicion i ‘BBV’ si një ish-banore nga viti i kaluar.

Kam kujtime plot, por ndoshta kujtimet më të bukura i kam kur kam qenë në universitet, ishim në konvikt dhe kishim atë radion tonë që dëgjonim muzikë pafund nga Top Albania Radio.

Diferenca e këtij edicioni të ‘BBV’ nga viti i kaluar dhe banori i saj i preferuan, Arjola Demiri na zbulon gjithçka.

Nuk është vetbesimi që jemi më të mirët, por të flasim sinqerisht ky ‘Big Brother’ më është dukur shumë toksik, të them të vërtetën shumë i dhunshëm dhe viti i kaluar ka pasur më shumë njerzillëk. Këtu lufta për të fituar është e madhe dhe është shfaqur 24-orëshin e parë. Për të dalë te banori im i preferuar e kam thënë publikisht që javën e parë që është Maestro.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *