Një mënyrë kjo për të shpëtuar veten? Maestro nuk i ndahet Luizit, analizon “fuqizimin” e tij: Gabimi më i rëndë që kemi bërë

Jil
Jil
2 Min Read

Gjatë gjithë javës nuk kanë munguar debatet midis Armaldo Kllogjerit dhe Luiz Ejllit. Që prej të martës, Maestro është në nominim dhe kjo përplasja me Luizin në fillim u duk si “déjà vu” e disa javëve më parë, kur bëri të njëjtën gjë që të qëndronte në shtëpi.

Por, duket se këtë herë ka diçka të vërtetë në gjithë reagimin e tenorit. Disa ditë më parë ai u shpreh se ndihet i kërcënuar dhe i ofenduar nga Luizi, deklarata të cilat u morën me të qeshura nga banorët e tjerë.

Së fundmi në një bisedë me Diolën, Armaldo ka analizuar nga fillimi “fuqizimin” e Luizit duke pranuar se ka qenë faji i të gjithëve që janë dorëzuar para tij.

“Gabimi më i rëndë dhe më i madh që kemi bërë. Ne jemi solidarizuar me situatën e Dea Mishel, por nuk kemi qenë koherentë që ta godasim këtë fenomen gjatë gjithë kohës. Por, e kemi pranuar dhe jemi dorëzuar përpara këtij fenomeni. Kemi thënë nuk kemi çfarë i bëjmë. Jo, jo po të mblidhemi të gjithë, kokë më kokë, kemi çfarë të bëjmë. Se bashkimi bën fuqinë. Mund ta vendosim me shpatulla pas muri dhe t’i themi merr valixhet dhe ik nga shtëpia. Se ky spektakël nuk ka nevojë për njerëz të tillë,”-shtoi Maestro.

//sot.com.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *