Bullizmi dhe presioni psikologjik që prej ditës 1 në “BBV”/ Zhaklin Lekatari nuk përmbahet, u bën thirrjen e fortë banorëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Big Brother VIP” është kthyer në qendrën e ofendimeve, gjuhës seksiste, bullizuese, ofenduese dhe kërcënuese. Edhe pse banorët u paralajmëruan se do humbisnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më shumë dhe jo për 100 mijë euro.

Si njerëzit më të ndjekur në vend, secili prej banorëve ka një influencë të caktuar në shoqëri, dikush më e shumë e dikush më pak. Në këtë mënyrë ata kthehen në një model që ndiqet apo kopjohet, veçanërisht nga të rinjtë. Kemi parë që shumë banorë janë imituar nga njerëz jashtë, të cilët madje kanë ndryshuar edhe pamjen fizike për t’ju afruar sa më shumë “idhullit” të tyre.

Nisur nga kjo dhe nisur nga një “talk shoë” që u bë gjatë javë në “Big Brother Vip”, opinionistja Zhaklin Lekatari iu bëri një thirrje të fortë banorëve për gjuhën e përdorur e për sjelljet, ndonjëherë të papranueshme që bëjnë brenda shtëpisë.

“Kufinjtë e integritetit dhe të dinjitetit janë thyer shumë për hir të lojës edhe tani të luash kartën e përçmimit, nënçmimit dhe të bullzimit është tepër vonë. Por, kjo nuk do të thotë që nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, pasi të gjithë ju ankoheni që Brenda shtëpisë ka presion, ka dhunë verbal. I kam dëgjuar me vëmendje debatet që keni bërë me temat e dhëna nga “Big Brother” dhe duke folur për humanizëm dhe empati, mendoj që ka ardhur koha që të jeni të kujdesshëm për meszhet që jepni. Ju jeni disa modele në shoqëri dhe do krijoni mendimin dhe formimin e kësaj shoqërie. Mos stigmatizoni, mos anatemoni dhe mos nxisni që të ketë dhunë, urrejtje, ofendime, jo vetëm ndaj Maestros dhe vajzave, por ndaj gjithë komuniteteve, ndaj gjithë shqiptarëve. Ju jetoni jashtë, jeni njerëz të dalë dhe nuk e kuptoj pse nuk jepni pak dashuri. Ju dëgjoja te debate kur po flisnit për rininë shqiptare dhe se si shqiptarët po largohen. Si nuk e dhatë një fije shprese? Si nuk dhatë një kontribut që rinia të mos largohet, por e zhytët këtë vend më shumë nga sa është i zhytur. Ju lutem, a ka mundësi që gjuha që përdorni të mos jetë e dhunës, diskriminimit dhe e urrejtjes?”- tha Zhaku.

    I pari që “reflektoi” ishte Luizi, i cili kërkoi ndjesë publikisht për opinionet që dha gjatë “talk shoë-t” për komunitetin LGBTQ, duke thënë nxitoi dhe foli pa u menduar mirë që po fryen një komunitet të caktuar.

    “Unë isha pjesë e panelit kur folëm për të drejtat e njeriut. Duke e menduar, unë nuk jam askush të mendoj është e drejtë apo e gabuar, orientimi seksual i një personi. Nëse është fyer dikush, kërkoj ndjesë. Ndihem keq që ndonjëherë shprehem pa u menduar. Nuk ka qenë ky qëllimi. I kërkoj ndjesë të gjithëve”- tha Luizi.

    Scroll to Top