JiL.al - Jeto i Lumtur

VIDEO/ Fansat provokojnë Butrintin në koncert, thërrasin në kor emrin e Luizit, ja reagimi i tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Butrint Imeri është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave rozë për shkak të raportit që ish e dashura e tij Kiara Tito ka krijuar në shtëpinë e Big Brother Vip me Luizin.

Dy ditë më parë teksa ndodhej në një koncert, Butrinti është ngacmuar nga fansat për raportin e çiftit.

Teksa ka pasur një moment pauze, fansat e mbledhur në koncert kanë nisur të brohorasin në kor emrin e Luizit.

Butrinti ka pritur me sportivitet këto thirrje duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Më vonë ata i kanë nxjerrë në celular emrin e ish të dashurës, Kiara duke e pyetur nëse i mungon ajo por Butrinti ka zgjedhur të mos reagojë duke vazhduar performancën.

Pak javë më parë, mbrëmjen e ditëlindjes së Kiarës u aludua se Butrinti do të hynte në Big Brother Vip për të surprizuar ish partneren por dhuratën në mesnatë ia bëri Luizi duke i kënduar një këngë të Ed Sheeran.

Scroll to Top