“Kush ishte president kur u shpall Pavarësia e Kosovës?”, Stresit nuk i kujtohet emri i Fatmir Sejdiut

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës është pritur me aktivitete të ndryshme edhe në spektaklin Big Brother VIP Kosova.

Një nga aktivitetet me të cilat “Vëllai i madh” ka sfiduar banorët ishte edhe sfida me pyetje rreth Republikës së Kosovës.

Por, çfarë ka nxitur të qeshura tek banorët por edhe habi në të njëjtën kohë, ishte momenti kur reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, nuk kujtonte emrin e presidentit të Kosovës në kohën kur ishte shpallur pavarësia.

“Lideri i madh… Sejdiu… Jo, Hashim Thaçi… Ishte doktor… Nuk më kujtohet”, ishin vetëm disa nga përgjigjet e Stresit, të cilit nuk iu kujtohej emri i ish-presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.

Stresi u shpreh i mërzitur kur banorët tjerë ia kujtuan emrin, duke deklaruar se i kujtohej vetëm mbiemri i ish-presidentit.

Kujtojmë se reperi njihet për deklaratat e tij pro-Kosovës, duke kërkuar shpesh herë edhe mbështetjen e tyre.

Scroll to Top