Kylian Mbappé (24) pranoi se Paris Saint-Germain nuk ishte ne nivelin e zakonshem të lojes se tyre kundër Lille OSC, por shtoi se skuadra mund “gjithmonë ta kapërcejë pengesat” pasi një goditje e lirë e ndjerë e Lionel Messit i dha skuadres se Galtier nje sukses te madh ne fitoren e ngushtë dhe te pabesueshme (4-3).
PSG filloi fuqishëm. Mbappé hapi rezultatin përpara se Neymar të dyfishonte epërsinë vetëm pak minuta më vonë. Sidoqoftë, mbrojtja e Parisit ishte ne nje dite horror dhe u ndëshkuan 3 here shume shpejt nga Lille.
arriti të kthente rezultatin dhe një gol i Jonathan Bamba dukej se i kishte dhënë fitoren Lille.
Megjithatë, me kalimin e kohës, Mbappé barazoi me një përfundim të zgjuar përpara se gjuajtja e lirë Messit në kohën shtese t’i jepte Christophe Galtier tre pikët e nevojshme.
PSG kishte humbur tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat, një ecuri që e ka prishur sezonin e tyre.
Edhe një herë, kundër Lille, PSG nuk ishte ne forme dhe vazhdon te jete nje pacient me probleme “shendetesore”, pavarësisht fitores.
“Ne e kaluam atë moment te veshtire. Ndeshja nuk ishte më e mira qe kemi zhvilluar.
Ne patëm shumë gabime në përqendrim dhe kundër një ekipi që luan mirë dhe ka cilësi, mund t’ju kushtojë shtrenjtë” tha Mbappe.
Francezi vazhdoi: “Ne treguam se edhe kur nuk po kalojmë ditën më të mirë, edhe kur konteksti nuk është domosdoshmërisht i favorshëm, ne jemi një ekip tjetër, kemi lojtarë të ndryshëm dhe gjithmonë mund ta kalojmë atë pengese dhe sidomos te fitojme dhe kur loja mungon”.