Luiz Ejlli nuk e di po një tjetër këngë e kënduar prej tij që gjendej në studion e Klodian Qafokut është publikuar në YouTube. Ajo titullohet “Oqean” dhe sipas kompozitorit Klodian Qafoku ka vite që është në studion e tij por që ai zgjodhi ta publikojë tani që Luizi është brenda Big Brother.
I pyetur nga Fan Club se kujt ja ka dedikuar ai këtë këngë kompozitori tha se asokohe ai ishte i lidhur me Megi Topallin dhe me siguri këngën ja ka kushtuar asaj.
Sipas kompozitorit që ka realizuar edhe këngën e Luizit në Eurovizion, këngëtari i kërkoi tekstshkruesit Arben Duka, që në tekst ai të theksonte fjalën “bota ime”…
/sot.com.al