Gazetarja turke shpërthen në të qara ndërsa po raportonte live pas tërmetit të ri që goditi Turqi (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

TURQI- Paniku dhe frika ka mbërthyer sërish banorët e zonës së tronditur nga tërmeti në Turqi. Tashmë të gjithë preferojnë të flenë jashtë se sa në banesat e tyre.

Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmeti me magnituda 6.4 dhe 5.8 ballë Rihter në provincën Hatay të Turqisë, pranë kufirit sirian. Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren, e cila po transmetonte drejtpërdrejt nga një kamp ku ndodheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit shpërtheu në lot pas tërmeteve që tronditën vendin sot. Ajo tregoi se njerëzit po largoheshin të frikësuar nga tendat e tyre pasi toka po lëkundej sërish. Ndërsa theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ishte shumë i fuqishëm duke risjellë frikë te qytetarët.

Mësohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa banorët që ndodhen pranë zonës bregdetare duhet të largohen sa më parë, pasi niveli i ujët pritet të rritet me 50 centimetra.noa.al

https://twitter.com/i/status/1627727983153750017

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *