Luizi debaton me Oltën: Merre chihuahua-n tënd dhe ikni!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luizi dhe Kiara debatuan ashpër me Oltën dhe Armaldon. Luizi u shpreh se Bledi i ka bërë një nder të madh që ia tha të gjitha të metat në sy Oltës. Ai e cilësoi Armaldon si “Chihuahua-n” e Oltës.

Armaldo bëri sikur nuk e dëgjoi komentin e Luizit, por pasi Bledi tha që pse nuk reagoi askush, ai mori “flakë”. Luizi u shpreh se ai nuk përmendi asnjë emër, por fakti që atij i “dogji” si koment, do të thotë që është i tillë.

Olta i tha Luizit se ai e ofendon gjithë kohën Maestron, duke i thënë “zar” dhe epitete të tjera të këtij lloji.

Luizi e mohoi një gjë të tillë. Sipas tij, për aq kohë sa ai nuk flet me emra të përveçëm, nuk ka të drejtë askush t’i kërkoi llogari për Armaldon.

Kiara nga ana tjetër, i tha Oltës se ajo pak kohë më parë dëshironte ta nxirrte nga shtëpia Armaldon, pasi e shihte si konkurent të fortë, ndërsa tani e mban pranë dhe nuk e nxjerr në nominim.

Olta u shpreh se Maestro nuk del nga shtëpia sepse është lojtar i fortë dhe fakti që e nxorri Kiarën në nominim “kokë më kokë” me Luizin dhe Bledin, përqindja është e lartë që ajo të dalë nga shtëpia.

Kjo e fundit, madje ia tha në sy Kiarës që do ta shohë atë jashtë shtëpisë së Big Brother.

Scroll to Top