Big Brother merr vendimin: Askush nuk komenton dot më për banorët!

Jil
Jil
1 Min Read

Arbana ka komunikuar mbrëmjen e sotme se Big Brother ka marrë vendimin të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit. Shkak i këtij vendimi janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre, duke përmendur këtu edhe bashkëshorten e Maestros, e cila është shtatzënë.

Derisa këto komente të ndalojnë, Big Brother do t’u ndalojë ndjekësve të drejtën e komentimit.

“Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje”, tha Arbana.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *