“FBI-së i thashë; hetoni punët që po bënte në Shqipëri”, ish-e dashura e McGonigal trondit me dëshminë

Jil
Jil
3 Min Read

Mediat amerikanë kanë vënë sërish në shënjestër ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal si dhe kryeministrin Edi Rama.

Ish-e dashura e Charles McGonigal, nuk e ka ndalur rrëfimin e tij për rrjetin amerikan, One America News, ku ka nxjerrë detaje nga marrëdhënia e ish-zyrtarit me Ramën.

Allison Guerriero ka treguar të dhëna tronditëse për takimet e ish-të dashurit të saj me kryeministrin shqiptar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Isha shumë e befasuar, shumë e zhgënjyer. Ishte e lehtë për të të më tradhtonte mua dhe familjen e tij. Nuk e mendoja kurrë se do tradhtonte vendin e tij. Besoj se ai është tradhtar,” tha ajo për gazetaren Caitlin Sinclair.

Allison tha se në emailin që kishte dërguar për FBI, nuk e përdorte termin tradhtar. “U thashë të shihte punët që po bënte në Shqipëri” tha ajo. “Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”, shtoi Guerriero.

Guerreiro tha se FBI e kishte besuar dhe se e kishin pyetur për lidhjet e McGonigal me Edi Ramën. “Ata më besuan. Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time.

Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”, pohoi ajo.

    E pyetur se a ka persona të tjerë që janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’. “Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet”.

    “Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen,”- tha Guerriero.

    Share This Article
    ByJil
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *