Duket se shtëpia e Big Brotherit nuk gjen qetësi.
Këtë herë një debat është hapur mes Armaldos dhe Oltës. Teksa banorët e shtëpisë po zgjidhnin liderin e ri të shtëpisë, Armaldo votoi pro Kiarës, veprim që duket se e ka mërzitur aktoren e cila ka dalë jashtë kontrollit.
‘Ky nuk rri dot pa bërë kështu… dhe unë nuk rri dot pa i tregu që bën kështu…’- i tha Olta.
Maestro u mundua që të qetësonte Oltën, por duket se përpjkja e tij ishte e kot.