JiL.al - Jeto i Lumtur

Kë kishte planifikuar të vriste? Flet kunati i Erion Alibejt pak para arrestimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to…”.

Me këto fjalë iu është drejtuar Arben Spahiu, punonjësve të policisë që zbarkuan në shtëpinë e tij, pasi blutë e Elbasanit kishin zbuluar një automjet tip ‘BMW’, në lagjen Emin Matragjiu, te vendi i quajtur ish-Konservimi, brenda të cilit u gjetën armë dhe lënde djegëse dhe u dyshua se do të përdorej për atentat.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Arben Spahiu është kunati i Erjon Alibej, ky i fundit i njohur me nofkën ‘Krymi’, që ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për disa vrasje dhe është në konflikt të forta me vëllezërit Franc e Hajdar Çopja.

Spahiu do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Arsen Precin, gjykata caktoi masën e arrestit me burg me afat 60 ditor.

Në dosjen hetimore që disponon News 24 thuhet se “Arben Spahiu jeton disa metra larg vendit ku është gjetur automjeti dhe rezulton se kishte dijeni për automjetin BMW X6”. Por ai u arrestua vetëm në momentin, kur një punonjës i pastrimit, zbuloi në koshat e plehrave, një çantë brenda së cilës kishte armë, kapele, dokumente dhe sende të tjera.

Prokuroria thotë se në në çantë u gjet edhe çelësi i automjetit të markës BMW X6, si dhe një pasaportë dhe një leje drejtimi greke në emër të shtetasit Kostantinos Lolos, por me foton e Arben Spahiut. ndërkohë ne lidhje me të dyshuarin tjetër, Arsen Preci, Prokuroria thotë se në celularin e e tij, u zbulua një mesazh që ai I kishte dërguar personit të njohur me emrin Mondi, të cilit i kërkonte të mos i japë policisë numrin e tij, ndërsa interesohej për makinën tip BMW.

“Në celularin e tij janë gjetur edhe 2 fotografi të bëra në datë 17 shkurt 2023, ku në pamje janë ambienti i hyrjes së një pallati, që të krijon dyshimin se Arseni ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e ndonjë personi”, theksohet në dosje.
Nga hetimet dërgoi rezultoi se automjeti tip BMW ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës, ndërsa targat ishin vjedhur në Elbasan.

Prokuroria nuk e ka përcaktuar ende shënjestrën e atentatit, edhe për faktin se Erjon Alibej dhe kunati i tij, Spahiu janë në përplasje të forta me shumë personazhe të botës së krimit në Elbasan.

Përplasjet e grupit Alibej me grupin kundërshtar Çopja, nisën pas ngjarjes te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë. Prej 2018 grupet janë ekzekutuar shumë personave, përshirë dhe Arjan Spahiun në Belgjikë./BW

Scroll to Top