JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidentoi 3 makina në “Vasil Shanto”/ Merr fund arratia e 24-vjeçarit nga Hasi që shkaktoi incidentin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e djeshme, u regjistrua një aksident i trefishtë në “Vasil Shanto”.

Teksa qytetarët raportuan për mediat, një i ri ka mbetur i plagosur. Autori i aksidentit u arratis mbrëmë nga vendi i ngjarjes, por ‘zhdukja’ e tij ka marrë fund sot.

Shtetasi A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, u arrestua sot, pasi mbrëmë pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, përplasi 3 automjete të tjera.

– A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top