EMRI/ Sapo kishte kryer një grabitje, përplaset për vdekje shqiptari në Itali

Jil
Jil
2 Min Read

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik, të regjistruar rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme në Salerno të Italisë.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasi Albert K. 42-vjeç, i cili është përplasur nga një makinë teksa ndodhej pranë kabinave të pagesave në autostradën A30 Caserta-Salerno, duke shkuar në drejtim të Casertas.

Sipas RTA Live, 42-vjeçari po kalonte autostradën në këmbë kur u godit nga një makinë me targa bullgare dhe nga forca e përplasjes përfundoi fillimisht mbi xhamin e makinës, e më pas mbi ndarësen metalike të rrugës.

Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të urgjencës, shqiptari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, i plagosur mbeti drejtuesi i makinës që e ka përplasur për shkak të thyerjes së xhamit. Policia mbylli një pjesë të autostradës për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit dhe për të pastruar rrugën.

Sakaq, bëhet me dije gjithashtu se shqiptari Albert K. ishte i njohur për forcat e rendit pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë. Mbrëmjen e djeshme ai kishte kryer një grabitje në një shtëpi në San Valentino Torio, në provincën e Salernos.

Për këtë arsye policia ka ngritur dy hipoteza mbi aksidentin. 42-vjeçari ose po arratisej duke ecur në këmbë nëpër autostradë, ose po shkonte të takonte bashkëpunëtorët në një vend të paracaktuar. Të dyja pistat po hetohen nga policia rrugore e nënseksionit të Nolës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *