Kiara: Hyra në Big Brother vetëm dhe do të dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë këtyre ditëve banorët në Big Brother VIP Albania kanë pasur detyrë të bëjnë disa nga emisionet e Top Channel.

Në ditën e sotme (e premte), konkurrentët kanë realizuar emisionin “Shqipëria Live”, ku njëherësh ishin të lidhur edhe me moderatorët: Erjona Rusi dhe Arion Muça.

Të ftuar në panel ishin Kiara Tito dhe Krist Aliaj, të cilët kanë folur për dinamikat në shtëpi dhe jetën pas Big Brother-it.

E pyetur nga prezantuesit se si do të jetë jeta e saj pas Big-ut, Tito theksoi se do jetë shumë ndryshe.

“Nuk e di realisht, nuk mund të them që do jetë kështu apo e mendoj kështu. Por, kam përshtypjen pas Big-ut jeta nuk do të jetë ashtu siç ka qenë, kanë ndryshuar shumë gjëra”, u shpreh ajo.

Bukuroshja tutje përmend faktin se ka hyrë e vetme dhe se do të dalë çift, pasi nisi një romancë dashurie me Luiz Ejllin.

“Unë hyra këtu vetëm dhe po dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë”, tha Kiara.

Të njëjtit do të shijojnë një pushim në ishujt Maldive, menjëherë pas përfundimit të spektaklit. 

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top