Banorët e Big Brother Vip Albania, janë bërë personat më të kërkuar nga publiku. Por jo vetëm ngritje të famës, ka prej atyre që ani pse janë në qendër të vëmendjes, fama e tyre në rrjete sociale po përjeton një rënie drastike.
Kur flasim për rënie të ndjekësve në Instagram , listën e kryeson Dea Mishel, e duke e përmbylllur me Luiz Ejllin i cili vazhdon të ketë ngritje të ndjekësve.
8. Dea Mishel Hoxha, e cila së fundmi ka filluar të krijojë një shoqëri të mirë me banorin e ri Beatin, ka humbur 2 mijë ndjekës.
7. Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 1 mijë ndjekës.
6. Një tjetër banore e re që ju bashkua shtëpisë këtë javë ishte edhe Ermiona Lekbello, e cila ka fituar 2 mijë ndjekës të rinj.
5. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë gjithashtu 2 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.
4. Ditët e fundit është vënë re krijimi i një marrëdhënie të re midis këngëtares Krist Dragoti dhe këngëtares Keisi Medini, kjo e fundit ka arritur të fitojë 4 mijë ndjekës.
3. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 5 mijë ndjekës në Instagram.
2. Kiara pas hapjes së kutinë së Pandorës dhe dasmës së realizuar, ka arritur të marrë shumë pëlqime nga publiku, duke fituar këtë javë 10 mijë ndjekës.
1. Luiz Ejlli, i cili sipas banorëve mund të dali në nominim kokë më kokë me Oltën, nga 494 mijë ai ka shkuar 514 mijë, duke fituar plot 20 mijë ndjekës të rinj në Instagram.