Pas përfundimit të spektaklit, aktorja Olta Gixhari ka biseduar me Luizin, duke i kërkuar që të mos e ngacmojë më Armaldon.
Aktorja tha se në një natë u bënë shumë ngacmime për të dhe nuk është njerëzore që të vazhdohet më tej.
“Mos e mërzit më Maestron se është bërë tym. I ranë ata, i re ti, i rashë unë, boll tani se nuk është njerëzore”, është shprehur Olta.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar, Armaldo pati nëj debat të ashpër me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili e ka quajtur tradhtar, servil, për shkak të lojës që ka zgjedhur të luajë brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër edhe opinionistët patën kritika të shumta për Armaldon, duke i kërkuar të luajë vetëm dhe jo të përdorë Oltën apo Luizin.