“Big Brother-i” im pa Luizin, do të ishte njësoj!” Kiara bën deklaratën e papritur

Jil
Jil
2 Min Read

Banorët e “Big Brother Vip” edhe këtë të diel (26 shkurt) kanë zhviluar emisionin radiofonik brenda shtëpisë. Katër e nga katër ata kanë diskutuar mbi çeshtje të ndryshme që janë zhvilluar kohët e fundit.

Kiara në panel me Oltën, Shpatin dhe Keisin u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të.

“Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë.

Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon,”-deklaroi Kiara Tito.

Javën e shkuar kujtojmë që në nominim ishte Kiara me Bledin dhe Luizin. Bledi Mane që në fillim të spektaklit deklaroi se ai tërhiqet nga gara me qëlliim që Kiara të vazhdojë krah Luizit. Sipas tij këtë dhuratë po i bënte moderatores, pasi shtëpia dhe Luizi kishin nevojë për të

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *