JiL.al - Jeto i Lumtur

“Në BBV m’u ndez llamba e kuqe”, Bledi Mane bën deklaratën e papritur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Bledi Mane u largua me dëshirën e vet nga Big Brother VIP të martën e kësaj jave që lamë pas. Pasi ishte me Luizin dhe Kiarën në nominim, ai tregoi se gjithçka e bëri në mënyrë që Kiara dhe Luizi të mos ndaheshin, megjithatë ditën e sotme ai ka treguar një arsye tjetër.

I ftuar në Fan Club, ai tha se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.

“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë. Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin…”, tha Bledi. 

Scroll to Top