Moderatori i njohur, Bledi Fevziu, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi nga fëmijëria.
Në fotografi ai ka dalë i buzëqeshur dhe me flokë të gjatë e të dendur, ndryshe nga sot, kur flokët i mungojnë.
“As vetë nuk e di sa vjeç kam qenë këtu”, ka shkruar Fevziu krahas fotografisë.
Por ajo që bie në sy është edhe ngjashmëria e tij me këngëtaren Aurela Gaçe, gjë të cilën ndjekësit ka kanë vënë në dukje përmes komenteve.
“Tamam si Aurela Gace e vogel”, komenton dikush. Kujtojmë se Fevziu ka pasur një karrierë të suksesshme në drejtimin e emisionit të tij televiziv.
Ditën e djeshme Blendi Fevziu festoi 53-vjetorin.
Gossip Showbiz
Jeto I Lumtur.al