JiL.al - Jeto i Lumtur

“Pse u hap audio e Ermionës, për të më…”/ Luizi ngre dyshime ndaj vendimit të produksionit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prime-n e kaluar, teksa Ermiona Lekbello ishte duke komentuar banorët e “Big Nrother VIP” në studio, regjia i bëri “gjëmën”.

Në momentin kur Ermiona po kritikonte Kiarën dhe Efin, ku tha se ato iu bashkuan reality show-t vetëm për të fituar famë nga Luizi, regjia e hapi audion edhe për banorët në shtëpi, pa dijeninë e saj.

Komentet e saj u dëgjuan dhe nga banorët, duke shkaktuar një situatë mjaft të sikletshme në studio.

Mirëpo ky moment nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga banorët, më saktë nga Luizi.

Së fundmi në një bisedë me Kiarën, ai përmendi pikërisht veprimin e regjisë për të hapur fshehurazi komentet e Ermionës.

“Pse u hap ajo lloj audio, pse u lejua”, dëgjohet të thotë Luizi.

Më pas ai shton se ky veprim i produksionit është bërë për t’i prishur atij lojën.

Scroll to Top