JiL.al - Jeto i Lumtur

U tha se e tradhtoi me mamanë e shokut të skuadrës, ç’po ndodh mes Shakiras dhe Piqué?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pothuajse të gjithë e kujtojnë “Waka Waka”, këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të FIFA 2010 në Afrikën e Jugut, por pakkush mund ta merrte me mend që një histori e bukur dashurie, nga ato me shikim e dëgjim të parë, do të lindte fill pas publikimit të saj. Gerard Piqué, ylli në ngjitje i Kombëtares Spanjolle, do të fitonte jo vetëm finalen me Holandën, por mbi të gjitha zemrën e Shakira-s. Çifti i njohur ka qenë vazhdimisht në qendër të medias rozë, por ditët e fundit thashethemet për ndarjen e tyre po qarkullojnë kudo.

Sipas shtypit spanjoll, dyshohet se Shakira ka kapur bashkëshortin e saj  me një grua tjetër, e cila mendohet se është nëna e shokut të tij të skuadrës, Pablo Martín Páez Gavira. Thuhet se ky i fundit nuk është në dijeni të situatës. 

Sipas “El Periodico”, Shakira e ka përzënë nga shtëpia futbollistin. Tashmë Pique jeton vetëm, ndërsa këngëtarja me dy fëmijët. Dyshja kanë jetuar bashkë që nga vitit 2011, por nuk janë martuar kurrë. 

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top