Këngëtarja ka treguar në një postim në story se merr mbi 100 mesazhe bullizuese në ditë në lidhje me raportin që ajo ka me Adisin. Disa e kritikojnë se ai është baba me fëmijë, e të tjerë i thonë se nuk mund të krahasohet me Adrolën. Mes këtyre komenteve të shumta negative që ajo ka vendosur t’ju përgjigjet me disa mesazhe të sinqerta dhe shumë prekëse.
“Më keni lodhur, krahasimet tuaja janë niveli zero. Opinionet, një turp.Shumica që komentojnë janë profile fallco dhe 99% njerëz që i njoh. Adisi është baba dhe e ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të ushte i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po, ka qenë por si kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do të ndodhte. Aman merruni me jetën tuaj e më lini të jetoj aman. Përtej këngës dhe muzikës kam dhe unë një jetë.
Adrola? Yll padiskutim. Dhe po një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë pa. Dhe e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si puntore, si shembullin më të mirë të një femre që rrit krijesën më të shtrenjtë në botë. Të më shani? Ta shani? Bllok do keni. Shnet”. Ka përfunduar ajo.
Me anë të këtij komenti Fifi sqaron një herë e mirë të gjithë ndjekësit të cilët i komentojnë negativisht për marrdhënien e saj të dashurisë se as me vetë Adrolën nuk egzistojnë hatërmbetje por rrespekti ndaj njëra-tjetrës që këngëtarja e ka treguar mjaft mirë në përgjigjen e saj.
Ndër të tjera Fifi ka thënë se s’po i bën keq njeriu dhe as nuk po lëndon njeri prandaj duhet ta lenë të jetojë.
Të gjithë këto komente dhe mesazhe Fifi i ka mbyllur me një video teksa shfaqet pranë partnerit të saj Adisit teksa në fund të gjithë kësaj situatë vendosën ta marrin me te qeshur teksa Adisi komenton: “Mos na nxirr më se do na shajnë”.
Showbiz Info
Jeto I Lumtur.al