Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”.
Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Së fundmi gazetari i njohur, Ervin Kurti e ka etiketuar moderatoren në një ‘Ask’ të tij të postuar në ‘Instastory’, ku ndjekësit e kanë pyetur Ervinin nëse Fjoralba është martuar dhe gazetari është përgjigjur: “Jo, ose është martuar dhe nuk na ka ftuar në dasëm”.
Ndërkohë që përgjigjia e Fjoralbës ndaj kesaj çështje ka lënë shumë vend për dyshime: “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!”.
Por, duket se dyshimet janë shtuar akoma më shumë me foton që bukuroshja postoi në ‘Instagram’ disa orë më vonë. Ajo duket e veshur me një fustan nusërie duke nxitur akoma më shumë dyshimet se bukuroshja mund të jetë martuar dhe fustani në foto është i saj pasi shkruan “E imja”.
Showbiz Info
Jeto I Lumtur.al