“Një zonjë pyeti një shitës në rrugë: “Me sa i shet vezët?”
Shitësi i moshuar iu përgjigj: “25 lekë kokrrën, zonjë”.
“Mirë, mua më duhen 6 kokrra, po vetëm 100 lekë kam. Do m’i japësh kaq, apo të shkoj në ndonjë dyqan tjetër”, e pyeti ajo.
“Mund t’i marrësh sepse kam dy orë që po mundohem të shes dhe nuk kam shitur asnjë kokërr. Kam nevojë për këto lekë për të mbajtur fëmijët”, i tha sinqerisht i moshuari.
Zonja i mori vezët sipas çmimit që donte dhe u largua me ndjesinë që ia kishte dalë të fitonte diçka. Hyri në makinën e saj elegante dhe shkoi në një restorant të njohur me një mikeshën e saj. Porositën atje çfarëdëshironin, hëngrën aq sa mundën dhe lanë shumë nga ato që porositën pa i prekur. Kërkuan llogarinë, e cila shkonte rreth 9000 lekë, por ato lanë 10.000 lekë, duke i thënë kamarierit që mund ta mbante kusurin si bakshish.
Kjo histori mund t’ju duket normale, nëse e shihni në aspektin e pronarit të restorantit luksoz, por nuk është normale për shitësin e vezëve. Pyetja që ngrihet në këto raste, është: “Pse duhet ta tregojmë se jemi më të fuqishëm, përpara atyre që janë nevojtarë? Dhe pse duhet të tregohemi bujarë, me ata që nuk kanënevojë për bujarinë tonë?”.
Lexova diku se i ati i dikujt e kishte zakon të blinte gjëra tek personat në nevojë, madje ia blinte m