Aksidenti tragjik në Berat, eksperti Sulçe: Shpejtësia ishte normale, barriera ishte jashtë standardeve, sikur e rrëzoi era

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit që ra dje në lumin Osum me pasojë vdekjen e dy personave ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, eksperti tha se nëse barriera do të ishte brenda standardeve, sot do të flisnim vetëm për dëme materiale, jo për dy të vdekur. Ai tha se ajo barrierë duhet të duronte deri në 40 ton, por ra sapo e preku parakolpi i mjetit.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike.  Kjo është për konceptin tim. Seksi dhe të pasigurta, për sa kohë njerëz të papërgjegjshëm, mund të ndodhin ngjarje edhe me të rënda. Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Ai shtoi se duhen rritur elementët e sigurisë rrugore dhe të mos lejohen punime të tjera jashtë standardeve. Eksperti tha se sa kohë qytetarët paguajnë taksa, duhet të jenë të mbrojtur në rrugë.

Duhen rritur elementët e sigurisë rrugore. Mos të lejojmë të bëhen punime me standarde të ulta. Për sa kohë kemi njerëz jo profesionist, kështu do të shkojë e gjithë Shqipëria. E quaj fatkeqësi për familjen, un paguaj taksat që të më mbrosh për gabimet që unë bëj. Kur lëviz në rrugë, sa kohë paguaj taksat, je i detyruar të më sigurosh”.

Aksidenti tragjik ndodhi mesditën e djeshme, ku një 25-vjeçare që udhëtonte në makinë me djalin e saj 6-vjeçar, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në lumin Osum. Të dy humbën jetën në një aksident që si shkak dyshohet ka pasur një parakalim të gabuar.

Top Channel

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top