Një sasi tritoli është vendosur në gomën e mjetit të drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër (OSHKSH), Suida Kuka në afërsi të vendit ku ajo punon. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Vojo Kushi të Shkodrës.
Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.