Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi duke lënë tre të vdekur dhe një të lënduar.
Gjithçka ndodhi në qytetin lindor të Urfas ku humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi bëri që fillimisht makina të përplasej me barrierat anësore të autostradës dhë më pas të rrotullohej nëpër rrugë duke mos i dhënë asnjë shans personave që ishin brenda.
Për fat të keq, tre prej udhëtarëve, bashkë me shoferin ndërruan jetë në vend, kurse i katërti mundi të shpëtojë duke marrë plagë të rënda, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Aksidentet e rënda janë një realitet i trishtë në Turqi ku shpesh vendi përballet me humbje të tilla të mëdha nëpër rrugë.
Vetëm pak ditë më parë, u shua një familje pikërisht prej një aksidenti rrugor./abc
Jeto I Lumtur.al