JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhet vendimi i KPK/ “Arjan Ndoji, kontakte 1 vit me ‘Rrumin e Shijakut’, zbulohen lidhjet e prokurorit me të inkriminuarit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zbardhet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, që i shpëtoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit.

Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit.

Në vendimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, mes të tjerash bie në sy zbulimi i një morie kontaktesh që prokurori ka pasur me njerëz të politikës dhe të sistemit të drejtësisë, ku përmendet edhe lidhja e tij me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, person me precedentë kriminalë.

Merr lajme ekskluzive

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Pjesë nga vendimi i KPK:

19. DSIK-ja, me shkresën nr. *** prot., datë 1.12.2020, vuri në dispozicion të Komisionit raportin e rishikuar mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, i deklasifikuar pjesërisht me vendim nr. *** prot., datë 9.12.2020, të KDZh-së, në përmbajtje të të cilit referohet se: “Në vijim të informacioneve të ardhura nga institucioni i verifikimit, në kohështrirje gjatë periudhës së rivlerësimit për përfshirje në korrupsion pasiv të subjektit të rivlerësimit Arian Z. Ndoja, në disa raste rezulton se:

– gjatë periudhës në të cilën z. Arian Ndoja ushtronte detyrën si prokuror, në vitet 2018-2019, dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm, duke favorizuar persona me precedent penal;

– për prokurorin Arian Ndoja, disponohen të dhëna, ku vihemi në dijeni se në vitet 2009 – 2010 ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Autoritetet verifikuese informojnë, gjithashtu, se:

– shtetasi A. L. (P./L. M.,evidentohet si lidhje bashkëpunuese e Arian Ndojës, i cili sinjalizohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit aktiv, si dhe ka ndikuar në caktimin e trupës gjykuese në një proces civil, për një çështje pronësie, për favorizimin e një pale;

– në ngarkim të shtetasit A. L., alias P. M., https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohen të dhëna të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirje/pjesë e krimit të organizuar …;
– po kështu, shtetasi ….sinjalizohet si lidhje e pakonfirmuar e Arian Ndojës dhe dyshohet si lidhje e personave të… Për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, referuar burimeve të hapura mediatike të datës

1.11.2019, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Sh***, ku subjekti i rivlerësimit mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri, rezulton se ka qenë i shoqëruar në makinë me shtetasin A. L., lidhje shoqërore e z. Arian Ndoja.

Ky shtetas, rezulton të jetë person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktualisht kjo ngjarje është në hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Jeto I Lumtur.al

Më të lexuarat

Scroll to Top