Dhe pse vendi yne po digjet, ne qytetin e Korces po ndodh cudia me motin.
Teksa në Tiranë dhe në qytetet të tjera të vendit temperaturat janë ngjitur në 36 gradë celcius, një mot i pazakontë po mban në zonën e Korçës.
Ditën e djeshme në këtë qark ka pasur reshje të dendura breshri, duke shkaktuar probleme të mëdha sidomos tek fermerët.
Ata janë shprehur se breshri i rëndë ka dëmtuar bimët e mbjella por edhe frutat.
Po ashtu një dëm i konsiderueshëm është shkaktuar edhe tek gruri, që është në fazën e korrjes.