Një 49-vjeçare është larguar nga banesa në Lushnjë dhe nuk është kthyer prej datës 26 qershor.
Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka bërë denoncimin për humbjen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.
Njoftimi i policisë:
Në datën 30.06.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 59 vjeç, banues në Thanë, Lushnjë, se është larguar nga banesa që prej datës 26.06.2022 dhe nuk është kthyer më, bashkëjetuesja e tij, shtetasja L. Sh., 49 vjeçe.
Po punohet për gjetjen e 49-vjeçares.